Institucionet qendrore dhe vendore nuk do të mund të përdorin fondin e veçantë buxhetor për shpërblime punonjësish për festat e fund-vitit.
Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon gjithashtu ndalimin e shpenzimit të parave edhe për festat. Ky është viti i pestë që qeveria ndalon dhënien e shpërblimit për rreth 185 mijë punonjësit e administratës në nivel qendrore dhe vendor.
Megjithatë, ashtu siç ndodhi vitin e shkuar, administrata mund të përfshihet në paketën që Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që po përgatit për fundvit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026