Atentat në Lezhë. Vritet Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:30 minuta të së shtunës ( 2 dhjetor 2023) në dalje të qytetit të Lezhës, përballë ujësjellësit.
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin” informoi mbrëmjen e sotme policia e Lezhës.
Atentatorët nga një makinë tjetër kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj fuoristradës së bardhë ML të Eno Nikulajt. Ky i fundit është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore ku dhe ka ndërruar jetë.
Autorët janë larguar me BMW me ngjyrë gri e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura në Tiranë. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.
Vrasja ndodhi gati 7 muaj pasi biznesmeni Ardian Nikuaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Një pistë që dyshohet se ka sjellë vrasjen është gjakmarrja.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026