9.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

“Zbato rregulloren, lëre respektin moj…”, zbardhet debati te Komisioni për Çështjet Evropiane

Jo vetëm në seancat parlamentare, tashmë tensionet mes deputetëve të Berishës dhe mazhorancës janë zhvendosur në komisione. Këto të fundit, janë zhvilluar online këto ditë prej aksionit opozitar, ndërsa e vetmja mbledhje komisioni që ishte parashikuar të kryhej fizikisht, nuk po lejohet nga deputetët e opozitës.

Bëhet fjalë për Komisionin e Çështjeve Evropiane i cili ka nisur me përplasje verbale mes palëve.

Në video shihet se deputetët Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi po debatojnë me kryetaren e komisionit.

Drejtuesja e komisionit: Me shumë respekt, dëgjoni kolegët…

Deputetët e opozitës: Zbato rregulloren, ça respekti…

“Lëre respektin moj”, dëgjohet teksa thotë një tjetër deputete.

Nuk dihet nëse punimet e komisionit do pezullohen, por deputetët e PD-së duken mëse të vendosur për një gjë të tillë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x