14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

PROFECIA E ANDREOTIT

Nga Mitro Çela

Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Filip Çakulin ishim të ftuar në Itali.

Në Romë na priti Dashnor Dervishit, ambasador i Shqipërisë.

Na kishte organizuar një takim me kryeministrin Andreotin!

Ora 12.
Futemi në “binanë” e qeverisë.

Qëndruam disa minuta në pradhomë, duke kullotur sytë nën dekoltenë e sekretares.

-Kam vënë re,- tha Filipi.- Sa më pleq shefat,-aqë më të njoma sekretaret?!

-Me siguri, Italia u duket parajsë, -tha Andreoti.- Normale. Vini nga një skëterrë ekonomike. Por unë, e shoh Italinë dhe kapitalizmin në përgjithësi, në buzë të greminës.

Me rënien e Murit të Berlinit, kapitalizmi qëndron i vetëm.

Shumë bëjnë hosona!

Vdiq socializmi! Rroftë kapitalizmi!

Por unë mendoj:

Çasti i triunfit të kapitalizmit është edhe çasti i krizës së tij!

Në shekullin e 20-të, kapitalizmi ka mbijetuar me socializmin.

Kapitalizmi mbiprodhonte.

Socializmi konsumonte.

Socializmi prodhonte lendë të para.

Kapitalizmi i përpunonte.

Ra socializmi. Mbeti kapitalizmi.

A mund të mbijetojë ky lloj kapitalizëm, në se nuk ndryshon?

-Po u them një fakt, vazhdoi Andreoti.- FMN-ja u krijua në vitin 1946, pikërisht në vitin kur bota u nda mes kapitalizmit dhe socializmit.

Ka dy vjet që socializmi dha shpirt.

FMN-ja është po ajo. Ka marrë në dorë “flamurin” e reformave në vendet në tranzicion…

Nuk do jetë e largët dita kur reformat e bekuara nga FMN-ja do të “prodhojnë” kriza, tension, varfëri, papunësi.

Ra telefoni. Andreoti lëvizi nga vendi.

-Burrë i mënçur, tha Azemi…

-Foli si profet, thashë unë…

Kryeministri u kthye disi i shqetësuar.

-Një nga ministrat ka dhënë dorëheqje…Më hap ca telashe…

Por le të vazhdojmë bisedën.

Edhe politika ka mbijetuar duke pasur si partner socializmin.

Me frikën nga komunizmi, ushtria merrte pjesën e luanit nga buxheti i shtetit.

Ra komunizmi. Ka ardhur koha të ndryshojë politika.

Të ndryshojnë partitë.

Po nuk u bë kjo sot, nesër Partia Demokristiane dhe partia Socialist e Kraksit do të mënjanohen nga skena politike.

Viti 1992.

Adreoti dha dorëheqje.

Partia Demokristiane u nda.

U coptua.

Të njejtin fat pati edhe partia Socialiste.

Lideri historik i saj Kraksi, përfundoi në ekzil në Tunezi…

Kështu u plotësua gjysma e profecisë së Adreotit.

Vitit 2011.

Kriza nisi në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali. Pastaj erdhi “sistemi domino” në gjithë eurozonën.

Kapitalizmi është I vetmuar dhe në agoni…

A mund ta shpëtojnë ekspertët e FMN-së?

Vështirë.

Recetat e FMN-së të kujtojnë citation e ekonomistit anglez, Eli Devons: “

“Kur ekonomistët duan të studiojnë kalin, nuk shkojnë të vëzhgojnë kalin.

Ata ulen në tavolinë dhe pyesin veten:

Çfarë do të bëja nëse do të isha kalë?!”

Viti 2023.

Botën kapitalise po e grryejnë krizat, emigrantët, droga, lufta…

Profecia e Andreotit!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x