7.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Konflikti për tokën, reagon Provinca Françeskane: Distancohemi nga dhuna! Pronësinë e kemi përfituar te Kepi i Rodonit në 2008!

Provinca Françeskane ka reaguar në lidhje me konfliktin e dhunshëm për pronën në Kepin e Rodonit dy ditë më parë që çoi në pranga 8 persona, mes tyre dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Përmes një deklarate publike, Provinca Françeskane thotë se ka fituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me vendim dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas.

Në deklaratë thuhet se e kanë përfituar pronësinë e tokës që u bë mollë sherri te Kepi i Rodonit në 2008.

Sakaq, në deklaratë theksohet se prona në Kepin e Rodonit është pronë e Provincës Françeskane dhe jo e Kishës Katolike në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x