15.5 C
Tirana
15 / 05 / 2026

‘Po më arrestojnë…’/ Argita flet për herë të parë, momenti i prangosjes së Jamarbërit: Çdo gjë ishte e mirëmenduar! E prisja nga Rama

Argita Malltezi flet për herë të parë lidhur me arrestimin e bashkëshortit Jamarbër Malltezin më 21 tetor në aeroportin e Rinasit lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti, kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Zbrita nga avioni fola me të e më tha po më arrestojnë. Në fillim më shkoi mendja tek pushteti policor i Edi Ramës. Më skandalizoi manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë”

Vëllanë mora të parin në telefon, sepse nuk doja të shqetësoja prindërit. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë por atë moment nuk e prisja.

Shpirtërisht jam e ngarkuar por jam e qetë sepse sot bëj një betejë për të dretjën. Kjo është jeta, këta janë sfidat. I njoftova fëmijët dhe u përpoqa të jenë të përmbajtur” deklaroi Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës e ftuar në “Top Story” në Top Channel.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x