Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., zhvilloi një takim me Julie M. Stufft, Zëvendës Ndihmës Sekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore.
Spiropali u shpreh se, vendimi për zgjatjen e afatit të vizës amerikane në 10 vjet për qytetarët shqiptarë shënjoi një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe.
“Ne kemi të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë politike për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA, një proces jo i lehtë por i shumëpritur nga qytetarët tanë”, theksoi më tej Spiropali, në një postim në rrjetet sociale.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026