Një ditë pasi Universiteti i Mjekësisë njoftoi koston e studimit prej 2.4 milionë lekësh të vjetra që do duhet të paguajnë studentet nëse refuzojnë të firmosin kontratën që i detyron të punojë për 2-5 vite në Shqipëri, këta të fundit i janë drejtuar sërish sheshit për të protestuar.
Bojkoti i auditorëve për këtë vit të ri akademik nga studentët e Mjekësisë vijon në javën e dytë, ndërsa pjesë e protestës tashmë janë edhe të rinjtë e viteve të para.
Ashtu siç kanë bërë çdo ditë pas protestës në ambientet e fakultetit, studentët e Mjekësisë kanë nisur të marshojnë drejt “Rrugës së Durrësit”, për të tubuar para Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve ose në të kundërt të paguajë tarifën e plotë të shkollimit.
“Nuk dorëzohemi para padrejtësisë“, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e studentëve.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026