Universiteti i Tiranës, prej 1 jave ka hapur auditoret për 3352 studentë të rinj, në të gjitha programet e studimit pranë fakulteteve përbërëse të tij.
Në shumë programe të UT-së ka ende kuota të lira ndaj ftojmë cilindo kandidat që ende nuk ka zgjedhur programin e studimit, të aplikojë për këto programe.
Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh.
Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit.
Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre.
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026