Avokatët e Dritan Goxhajt ankimojnë vendimin e datës 19 Shtator të Gjykatës Penale që lejoi dërgimin e Goxhajt në Gjykatën Speciale. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.
Raportohet se mbrojtja e Dritan Goxhajt e ka bazuar ankimin në 3 pika, dhe konkretisht e konsiderojnë çështjen me natyrë politike.
Mbrojta pretendon se mungon nënshkrimi i ministrit të Drejtësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë ekstradimit dhe së fundmi kundërshtohet ekstradimi drejt Hollandës, duke e konsideruar si një vend me të cilin, Shqipëria nuk ka marrëveshje. Në Hollandë ndodhet Gjykata Speciale e Kosovës.
Dritan Goxhaj u arrestua në fund të Korrikut që kaloi në Tiranë dhe do vijojë të mbahet në qeli në vendin tonë deri në një vendim të formës së prerë.
Bashkëpunëtori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzën me thirrjen ndaj autoriteteve shqiptare që të mos e lejojnë ekstradimin e tij. Pas gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit, fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Ministria e Drejtësisë.
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026