Disa ditë para mbajtjes së samitit, në Tiranë janë mbledhur këtë të premte ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.
Takimi mbledh bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.
Në nisje të këtij takimi, ministri për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.
Takimi i Tiranës drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjenda e Gjelbër, ajo Digjitale dhe përafrimi me Tregun Unik të BE.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026