Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho thotë se aktualisht nuk po prodhohet energji elektrike nga hidrocentrali i Fierzës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Verdho u shpreh se energjia po mbulohet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.
“Eventi sinoptik, pjesën e kurbës më të lartë të saj, e ka kaluar në orët e para të natës. Do ketë një shtrirje më konstante në këto tre ditë, do kemi prurje 400-500 m3/s në Koman dhe Fierzë.
Aktualisht nuk prodhohet energji nga Fierza, për shkak se mbulohet nga agregatet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Bëhet gjithmonë një menaxhim i tillë për shkak të problemit që është rezerva energjitike. Ne ndalojmë Fierzën për të rritur nivelin dhe akomodojmë agregatet tona të Komanit dhe Vaut të Dejës”, theksoi ai.
- EKSKLUZIVE: Berishës i kanë ndërprerë fjalën në Strasburg! E ka regjistruar me Albanën për ta transmetuar në Tiranë (VIDEO) - 29/01/2026
- Ditëlindja e Ismail Kadaresë, koha kalon dhe mungesat flasin - 29/01/2026
- Bojkoti i PD, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale: Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit - 29/01/2026