23.5 C
Tirana
13 / 04 / 2026

Akuzat e Kurtit për Lajçak, Hovenier: SHBA ka besim të plotë te ai si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi

Përtej akuzave të ardhura nga kryeministri Albin Kurti, Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të mbajtur në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë që po mbahet në Prishtinë tha se SHBA ka besim të plotë te Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak,, të deleguar për dialogun Kosovë-Serbi

“SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier.

Deklarata e Hovenierit vjen dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi si ndërmjetësues të njëanshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x