21.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

Data e parë e turit botëror, “Sanremo Giovani” më 22 shtator në Tiranë

Sanremo Giovani, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën, datën e parë të turit për vitin 2023, ka zgjedhur Tiranën.

Koncerti do të mbahet nga këngëtarë të rinj italianë që do të udhëhiqen nga kompozitori dhe dirigjenti i Festivalit të Sanremos, Maurizio Filardo. Por në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë as yjet e muzikës shqiptare si Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Koncerti i datës 22 shtator, në sheshin Italia, pritet të jetë një ngjarje e mrekullueshme muzikore, e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë si dhe Bashkia Tiranë.

Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x