Katër vjet pas zjarrit shkatërrues që ndodhi në vitin 2019, në katedralen Notre-Dame de Paris, puna restauruese ka përfunduar dhe nxjerr në pah një imazh të veçantë të Kishës.
Sipas Times, monumenti historik është në gjendjen e tij më të mirë pa “150 vjet pluhur” në mure.
Para se zjarri të shuhej, autoritetet franceze morën një shumë marramendëse prej 846 milionë euro donacione.
U zbulua se projekti ka kushtuar gjithsej 700 milionë euro deri më tani.
Rindërtimi i Katedrales u ngadalësua për shkak të pandemisë. Gjatë rindërtimit drejtuesit e projektit vunë re përmasat e papastërtive që mbulonin brendësinë e tij.
Ministri francez i Kulturës Jean-Michel Guilment e quajti “mbresëlënëse” të shohësh përsëri një statujë të bardhë.
Udhëheqësi i projektit dhe oficeri ushtarak Jean-Louis Georgelin i tha The Times se kur të hapet “do ta shihni atë siç nuk e keni parë kurrë më parë”.
Çfarë ndodhi në vitin 2019?
Zjarri katastrofik shpërtheu pasditen e 14 prillit 2019 në Katedralen Notre-Dame gjatë punimeve të restaurimit në ndërtesë.
Monumenti historik kishte pësuar shumë dëmtime në vitet e mëparshme dhe kishin filluar procedurat e restaurimit. Një re e dendur tymi i zi u ngrit mbi ndërtesë atë pasdite, ndërsa flakët u ngjitën disa metra në qiell.
Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për orë të tëra, por zjarri ka qenë i ngadalshëm për t’u shuar.
Ngjarja tërhoqi vëmendjen e mediave nga e gjithë bota dhe të gjithë po ndiqnin live atë që po ndodhte.
Çatia e Kishës u shkatërrua dhe spiralja u shemb. Megjithatë, kambanoret kryesore dhe muret e jashtme u shpëtuan nga shembja.
Shkaku i zjarrit është ende i paqartë. Ka teori dhe spekulime të ndryshme, por më e përhapura është se ka qenë thjesht një aksident gjatë punës, ndërkohë që Franca e kishte bërë të qartë që në fillim se nuk kishte shenja zjarrvënieje.
- “Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres… - 28/09/2026
- Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni! - 28/09/2026
- DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si… - 28/09/2026