11.5 C
Tirana
08 / 05 / 2026

Balla pret Drejtorin e ri të ICITAP: Intensifikimi i bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me drejtorin e ri të ICITAP Richard Deasy dhe Drejtorin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Shqipëri, ku diskutuan lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku.

“Qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku duhet theksuar Programi i Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP). Me Drejtorin e ri Richard Deasy dhe Drejtorin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL në Shqipëri) diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku”, shkruan Balla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x