21.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

“Cilësi shumë e lartë/ Eksperti i ekonomisë: Nafta e Shpiragut e pastër, shumë pak nevojë për përpunim

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se nafta që pritet të nxirret në Shpirag është e një cilësie të lartë dhe me vlerë të përafërt me naftën që përdorin makinat çdo ditë.

Sipas tij, nafta e Shpiragut është pothuajse 80 dollarë për fuçi, ka fare pak nevojë për përpunim.

“Nafta e Shpiragut ka vlerë të lartë, e nxjerrë nga shumë thellë nën tokë dhe është një naftë që në vlerë tregu është e afërt me atë që shitet për t’u përdor nga makinat tona.

Nafta e Shpiragut është pothuajse 80 dollarë për fuçi, ka fare pak nevojë për përpunim. E para lajm i mirë është që nafta e Shpiragut është e një cilësie shumë të lartë”, tha Çoçoli

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x