Policia italiane bën me dije se ka arritur të arrestojë në Giugliano të Campanias, shumë pak kilometra larg Napolit, bosin e organizatës kriminale Camorra, Luigi Cacciapouti, në kërkim ndërkombëtar prej disa kohësh.
64-vjeçari, që drejtonte degën e klanit në Villaricca, u “tradhtua” nga një qen, në pronësi të të dashurës së tij që e takonte fshehurazi.
Hetuesit panë që qeni dilte herë pas herë nga një dritare gjysmë e mbyllur në një vilë, çka bëri që ata të dyshonin se ajo ishte streha e Cacciapuoti. Menjëherë u organizua një operacion, i cili vuri në pranga të shumëkërkuarin, që tashmë ndodhet në burgun e Secondigliano.
Luigi Cacciapouti ishte në kërkim prej disa muajsh, pasi duhet të vuante një dënim me 15 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Tashmë arratia e tij përfundoi në një vilë me pishinë, falë aksionit të policisë së Castello di Cisterna.
Hetuesit kishin ditë që e kishin rrethuar lagjen dhe e monitoronin, por shtëpinë fikse nuk e dinin. Fatmirësisht qeni i vogël i gruas që shoqërohej me kriminelin doli në dritare, duke zbuluar në këtë mënyrë dhe të shumëkërkuarin.
Në momentin e aksionit të policisë, Cacciapuoti ishte shtrirë pranë pishinës së tij dhe po lexonte një artikull kronike në gazetë për aktivitetin e Camorras në Napoli. Kur u gjet përballë me efektivët e policisë, ai nuk bëri asnjë lloj rezistence./javanews
- Mandati i tretë në 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë - 12/08/2026
- Financial Times: JD Vance i kërkoi Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj cisternave të naftës në Detin e Zi - 12/08/2026
- Putini i “dhuron” Trumpit një të burgosur amerikan, analiza e “Sky News”: Çfarë fshihet pas këtij gjesti dhe pse tani? - 12/08/2026