Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka refuzuar të japë një koment mbi vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Në një konferencë për mediat, Zelensky deklaroi se Prigozhin dhe Putin i kanë sjellë shumë vdekje Ukrainës, ndaj nuk ka asgjë për të thënë.
“Qeveria ruse, duke përfshirë Prigozhin dhe mercenarët e tij, na kanë sjellë aq shumë vdekje sa nuk mund të them asgjë të mirë për këta jo-njerëz, të jem i sinqertë”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Norvegjisë.
Zelensky shtoi se ato do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre ndaj popullit ukrainas.
“Është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit. E shihni, Rusia ka një alternativë ndaj Presidentit Putin. Ky është vendimi. Nuk ka asgjë për të komentuar,” tha ai.
Nga ana tjetër, Rusia thekson se ka nisur hetimet mbi përplasjen e avionit ku Prigozhin dhe nëntë të tjerë vdiqën.
- Mandati i tretë në 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë - 12/08/2026
- Financial Times: JD Vance i kërkoi Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj cisternave të naftës në Detin e Zi - 12/08/2026
- Putini i “dhuron” Trumpit një të burgosur amerikan, analiza e “Sky News”: Çfarë fshihet pas këtij gjesti dhe pse tani? - 12/08/2026