10.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Moti i keq dhe reshjet e dendura/ Vlora nën pushtetin e ujit, përmbytje dhe trafik i dendur

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që në shumë rrugë të Vlorës të ketë probleme. Disa prej akseve rrugore që kanë pasur probleme për shkak të reshjeve janë lagjet “1 Maji”, “24 Maji” dhe “Pavarësia”, të cilat janë nën pushtetin e ujit.

Shiu i rrëmbyeshëm që po vazhdon që prej paradites së sotme, pritet të sjellë probleme të mëdha edhe në qarkullimin e mjeteve.

Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë tejmbushur rrugët e qytetit të Vlorës nga trafiku i rënduar i automjeteve. Me qindra automjete në akset rrugore të Vlorës kanë shkaktuar trafik të rënduar.

E pamundur të qarkullosh sot në aksin Transballkanike, Lungomare apo në aksin nacional Vlorë-Orikum. Situata pritet të përkeqësohet edhe në orët në vazhdim për shkak të fundjavës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x