9.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Pas 5 vitesh “thyhet” Japonia! Ja kush është pasaporta më e mirë për t’u mbajtur për 2023

Për pesë vite rresht, Japonia është renditur në vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza.

Mirëpo, në verën e vitit 2023, Japonia ka humbur vendin e parë dhe është renditur i treti, e ndërsa tashmë në krye qëndron Singapori. Qytetarët nga Singapori janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në të gjithë botën pa viza.

E ndërsa pasaporta më e keqe për t’u mbajtur është ajo e Afganistanit.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023

1. Singapor (192 destinacione)

2. Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)

3. Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)

4. Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x