Chelsea është bërë klubi që ka shpenzuar më shumë në merkato në 10 vitet e fundit. Blutë e Londrës kanë harxhuar më shumë se dy miliard euro si asnjë klub tjetër europian.
Ardhja e sulmuesit francez Christopher Nkunku, i paguar 60 milionë euro nga Leipzig ka thyer barrierat duke e bërë Chelsea-n klubin me transferimet më të shtrenjta në histori.
Sipas vlerësimit të paktën 30 prej këtyre lojtarëve kanë kushtuar 30 milionë euro secili. Ndërsa 14 prej tyre e kanë kaluar shifrën e 50 milionë eurove. Londinezët regjistruan kulmin e blerjeve edicionin e kaluar me 611 milionë e gjysmë të shpenzuara.
Pas londinezëve vendin e dytë e mbajnë kampionët në fuqi të Champions League, Manchester City. Qytetarët kanë shpenzuar afro 1.7 miliardë euro dhe në fund u kurorëzuan si mbretër të Europës.
Pas tyre qëndrojnë rivalët e Manchester United, vlera e të cilëve është pak miliona më e ulët me 1.6 miliard. Në vendin e katërt qëndron Barcelona që u përball me periudhën pas-Messit, ndërsa në vendin e pestë ndodhet Juventus.