Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se edhe nëse do të kthehej pas, 1000 herë do ta bënte nismën e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Rama e dha deklaratën në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij maqedonas, Dimitar Koveçevski. Rama ka shtuar se “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit.
Edi Rama: “Ballkanin e Hapur”, 100 herë të kthehesha mbrapa, 1000 herë do ta ribëja. Nuk është një nismë përjashtuese, një nga 72 nismash në këtë rajon. Çfarë e keqeje i ka ardhur nga “Ballkani i Hapur” rajonit, përveç të mirave? Merrni dhe shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe mos harroni asnjëherë se ajo që është bërë nuk zhbëhet. Dhe Procesi i Berlinit ka përftuar nga Ballkani i Hapur.
Nuk e kuptoj si ka dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Përsa i përket asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdojmë të rrijmë në të shkuarën dhe të akuzojmë njëri-tjetrin se kush është patriot i vërtetë. Patriot i vërtetë është ai që e do vendin e vet dhe nuk i do të keqen askujt tjetër. “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026