Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë. Duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.
Tabaku: Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje.
Ky diskutim duhet të zgjasë në kohë. Seanca është e ngjeshur. Nëse dal nga procedura më ndërpri fjalën siç e ke zakon.
Nikolla: Jo nuk e kam zakon.
Tabaku: Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë cështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026