Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në New York ka takuar nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.
Me anë të një postimi në Facebook, thotë se diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me Shqipërinë si agresioni iranian dhe plani i fuqizimit të mbrojtjes kibernetike.
“Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi Rama.
/javanews
- Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për ish-komandantët e UÇK-së, Bosch: Absurde, nuk ka prova për dënimin e Thaçit dhe të tjerët - 15/02/2026
- “Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse - 15/02/2026
- BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi - 15/02/2026