Carlo Ancelotti gjithnjë e më afër kombëtares braziliane. Madje mediat vendase raportojnë për një akord mes palëve, me teknikun italian që është prenotuar për verën e vitit 2024. Duke iu referuar këtu burimeve të “Globoesporte” Ancelotti do të jetë pasardhësi i madh i Tites në stolin e ‘Seleçao’ dhe objektivi i tij nuk është tjetër veçse të kthejë Brazilin në pozicionin që meriton në futbollin botëror.
Ky ka qenë rezultati i dy takimeve që italiani dhe presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit kanë zhvilluar në Spanjë. Ligjërisht kontrata me Real Madrid nuk e lejon Ancelottin për të firmosur kontratë me 5 herë kampionët e Botës.
Gjithsesi, atij i duhet të presë edhe 6 muaj, deri në Janar para skadimit të kontratës. Ancelotti do të debutonte për herë të parë në stolin e një kombëtareje, teksa do të linte në mes një projekt ambicioz te Real Madrid. Ancelotti do të ulej në stolin e kombëtares së Brazilit në Copa America, kompeticion tepër i rëndësishëm në futbollit amerikano-latin. Brazili do luajë 6 ndeshje kualifikuese në këtë vit kalendarik dhe pjesën tjetër me italianin në pankinë. Si futbollist, Ancelotti ka luajtur në dy Kupa Bote, 1986 dhe katër vite më pas, teksa Botërori i 2026 do të ishte i pari për të si trajner.