Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëroi hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit. Deklaratën ai e bëri në një tryezë me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe institucioneve të Drejtësisë në vend.
“SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara. Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së”, tha Kraja.
“Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me integrimin në BE. Edhe institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë. Do kërkohet edhe produkt, jo thjeshtë të kemi institucione. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që ndodhet në Shqipëri që kërkon një reagim të fuqishëm të zbatimit të ligjit”, shtoi kreu i SPAK.
/javanews
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026