Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat disa tifozë të skuadrës së Tiranës, të cilët u futën në fushën e lojës dhe tentuan të godisnin arbitrin e ndeshjes ndaj Bylisit, Kridens Meta.
“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Situata u tensionua në pjesën e dytë kur Bylisi mori një penallti të dyshimtë, të cilën e kthyen në gol dhe ndalën Tiranën në garën për titull.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026