Marrëdhënia e Princit William me Princin Harry ishte acaruar nga vendimi i këtij të fundit dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për t’u larguar nga detyrat e tyre mbretërore.
Pak ditë më parë, Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex u ribashkuan në një moment të vështirë të jetës së tyre, atë të vdekjes së gjyshes dhe mbretëreshës Elizabeth. Paraqitjet e tyre të përbashkëta kënaqën veçanërisht fansat e familjes mbretërore britanike.
Princi William- Princi Harry: Cila është marrëdhënia e tyre pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth?
Mikesha dhe gazetarja e mirë e Meghan Markle, Gayle King, duke mbuluar drejtpërdrejt funeralin e Mbretëreshës të hënën e kaluar, zbuloi se përpjekjet për të riparuar marrëdhëniet mes dy vëllezërve u bënë nga të dyja palët.
“U bënë përpjekje nga të dyja palët për të bërë gjënë e duhur. Familjet e mëdha kalojnë drama dhe trazira të tilla. Askush nuk e di nëse do të afrohen tani e tutje, nuk kam informacion të brendshëm, por mund t’ju them këtë: ‘Ishte mirë që Harry qëndroi pranë familjes së tij.’
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026