5.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Safet Gjici në avantazh në Kukës, PS fituese në Tropojë

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialist Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti.

Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.

Në Bashkinë e Tropojës vijon surpriza e madhe. Janë numëruar 38 kutitë dhe kandidati socialist Rexhë Byberi merr fitoren me 5126 vota ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj 4876.

Në Bashkinë e Hasit është kandidati i ”Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti që merr fitoren me 4400 të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x