34.37 % është pjesëmarrja në zgjedhje vendore 2023, ndërsa procesi i votimit konsiderohet tashmë i mbyllur në të gjithë Republikën. Shifra u deklarua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi duke iu referuar qendrave të votimit që është raportuar elektronikisht.
“Procesi ka përfunduar në të gjithë territorin e Republikës, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, komisionerët po protokollojnë procesin.
70% e KQV kanë patur anëtarësi të plotë 10 % me 4 anëtarë dhe 4 %me 4 anëtarë.
Në 11 % të qendrave ka patur vështirësi në aksesin e qendrave të votimit.
Në 62 qendra votimi janë konstatuar shkelje sa I takon vendosjes së materialeve propagandistike
Në 40 qendra kemi patur pezullime, për 30 qendra është raportuar votim në grup. Në 4 raste kemi marrë raportime për votim jashtë dhomës së fshehtë. Në 2 qendra votimi, në Elbasan dhe Paskan është përdorur vetëm një nga dy makinat në gjithë qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar 35 denoncime. Janë të njëjtat që listuam më parë.” – u shpreh Celibashi.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026