Teksa katër finalistët e “Big Brother VIP 2” ishin ulur rreth tavolinës së ngrënies, Luiz Ejlli ka folur rreth dasmës së tij me Kiara Titon. Këngëtari i propozoi moderatores në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e tani të gjithë po presin dasmën.
Mbrëmë teksa po bisedonin, Krist Aliaj e pyeti se kë nuk do ftonte dhe Luizi u përgjigj menjëherë “Tea Trifonin”.
Kur Kristi e pyeti pse, ai tha shkurt: “Nuk dua mo”.
Më pas kur në një moment u përmend emri Zhaklina, Luizi tha se ‘Zhaklin Lekatari ta mendoj njëherë, ndoshta ka punë atë natë dhe nuk mundet me ardhur”.
Kështu këngëtari la të kuptohet se opinionisten e BB VIP nuk e ka me shumë qejf ta ketë në dasmën e tij.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12% - 12/11/2026
- Jo Rama, as Berisha por maskat! - 12/11/2026
- “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë - 12/11/2026