12.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Adrian Progni: Çfarë mendoj për Big Brother Vip dhe konkurentët? Në finale Luizi, Efi, Jori dhe Kristi!

OPINION

– Jam kategorikisht kundra programeve të tilla televizive për shumë arsye qofshin të përgjithshme si konceptim, qofshin specifike për kushtet e Shqipërisë.

– Konkurentët që zgjidhen në shumicë nuk justifikojnë përcaktimin VIP.

– Mesazhet që përcjell ky program më së shumti janë në funksion të një lloj ç’edukimi të rinisë. Si psh mesazhi që mund të bëhesh i famshëm edhe pa punuar dhe pa patur vlera reale profesionale e njerëzore.

– Duke qenë se çmimi i fituesit është shumë i madh (250 paga mujore ose 5000 pensione) jepet mesazhi që të rinjtë mund të fitojnë shuma të mëdha pa bërë pothuajse asgjë.

-Tani të kthehem te konkurentët.

Kam parë 4-5 programet e fundit të këtij BB edhe për shkak se në fb çdo portal ka lajm të parë programin dhe banorët kështu që do s’do, nuk i shmangesh dot plotësisht ashtu siç nuk i shmangesh dot virozave.

Atëherë:

Kush do më pëlqente në finale dhe pse?

1. LUIZI

Me Luizin kam patur komunikime para se të bëhej banor i BB. Mendoj se Luizi në thelb është djalë i mirë. Është i dashur dhe shumë i talentuar. Ka humor dhe një inteligjencë të pëlqyeshme. Inteligjenca e tij duket shumë e “zmadhuar” në BB edhe për shkak se në përgjithësi banorët e tjerë (shumica) kanë një inteligjencë nën optimalen që lë për të dëshiruar.

Luizi ka patur edhe një armë plus, humorin shkodran të cilin e zotëron.

Ajo çka nuk pëlqej te Luizi janë disa “intriga” të stilit të “grave” si dhe mënyra se si e shpreh dashurinë ndaj Kiares. Një dashuri që shprehet më shumë si “lutje e përulesi” se sa si respekt dhe vlerë. Mendoj se në dashurinë mes Luizit dhe Kiarës nuk ka një kimi të ndërsjelltë. Gjithashtu jam shumë “dyshues” në sinqeritetin e Kiarës. Nëse do t’i jepja një këshillë për Kiarën, Luizit do t’i thosha: “Mos fli mbi dafina, se mund të jesh mbi murriz”!

2. EFI

Është vajza më kinge e BB.

Më duket besnike në miqësi. E aftë për të qenë shoqe e mirë me vajza dhe me djem. Më pëlqen mënyra se si gjykon dhe të qenit e drejtepërdrejtë. Gjynah që Luizi është çift me Kiarën dhe jo me Efin.

3. KRISTI

Është djalë i sinqertë, i drejtepërdrejtë. Ka bagazh. Gjykon mirë dhe argumenton. Më duket djalë i dashur. Tolerant. Te Kristi nuk më pëlqen megallomania të cilën e ka fiks si i jati dhe në fakt në këtë këndvështrim më duket sikur Roberti ta ketë “pjellë” Kristin vetëm, pa gruan.

4. JORI

Simpatike. Trup perfekt. Fiks modele.

Është vajzë e sjellshme, e vetpërmbajtur. Duket e mirëedukuar. Ka një sens të lezetshem humori dhe deshirë për humor. Jo konfliktuale. Duket e vertetë.

DIÇKA PËR KONKURENTËT E TJERË:

– Kiara: Përpiqet të jetë dikush që nuk është. Taksirati i ardhshëm i Luizit.

– Nita: Dinake. Falls.

– Dea: Nëse një vajzë merr si model Dean, e merr veten në qafë. Vajzë “kërmill”.

– Bledi: Ndodhet në vendin e gabuar. Pak antipatik.

– Qetesori: I uroj suksese në sezonin e ri turistik në Vlorë. Ishte shumë i mirë në BB 2 ku fitoi, të cilin e kam ndjekur.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x