Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta dhe origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Sipas SHMU në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Më pas mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona e ulëta 6 deri 25°C
në zona bregdetare 12 deri 25°C
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025