Një shfaqe e veçantë për të rinjtë me nevoja të posaçme, titulluar “Hapat e Dashurisë” u shfaq para publikut në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Një kombinim zhanresh artistikë të përmbledhura në rreth 60 minuta, e sjellë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nga vetë të rinjtë me aftësi ndryshe nën drejtimin artistik të Florian Papa.
“Qëllimi ishte që të dilnin në pah të gjitha nevojat e të rinjve me aftësi ndryshe. Është ndjesi e imja dhe munda ta bëj, ishte e domosdoshme edhe për shoqërinë shqiptare ”, shprehet për A2 CNN Papa.
Në dy ditë me radhë, përpara publikut u shpërfaqën gjithashtu e dramat jetësore të prindërve të të rinjve me aftësi ndryshe.
“Është e vështirë, dhe kemi të bëjmë edhe me opinionin. Sa herë që dalim nëpër lokale ata shihen si alienë, por nuk janë, janë fëmijë si të gjithë të tjerët”, thotë një prind i pranishëm.
“Hapat e dashurisë” shërbeu edhe si një hapësirë ku të rinj me nevoja të posaçme mundën të shfaqnin pasionin dhe talentin e tyre.
Përgatitjet për shfaqen teatrale ndryshe u shtrinë në disa muaj dhe në realizimin e saj bashkëpunuan veçanërisht edhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.
/javanews
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026