6.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Alarm për sigurinë në stadiumin ku luhet Poloni-Shqipëri, UEFA merr vendimin drastik për vendasit pak orë para ndeshjes

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, që luhet sot në Varshavë, është paraprirë nga polemika të vazhdueshme për shkak të situatës në stadiumit “PGE Narodowy” ku zhvillohet dueli i Grupit  E të kualifikuesve të EURO 2024. Shkak është bërë çatia e stadiumit e cila është lëvizëse dhe sipas autoriteteve në Varshavë, përbën rrezik për jetën e të pranishmëve.

Lëvizja e çatisë është raportuar se është problematike ne momentet që hapet dhe mbyllet në varësi të kushteve atmosferike, apo edhe gjatë ndeshjes. Punonjësit e urbanistikës në Varshavë kishin kërkuar që stadiumi të mbyllej derisa të riparohej plotësisht problemi. Por në fund UEFA ka dhënë dritën e gjelbër që takimi të luhet rregullisht në këtë impiant.

Megjithatë, në mbledhjen e sotme teknike, delegati i UEFA-s u ka bërë të qartë polakëve që e gjithë ndeshja duhej të luhej me çatinë e mbyllur, pasi kështu e gjithë struktura raportohet se është më solide dhe nuk krijon asnjë lloj problemi. Vendasve u është bërë e qartë se mund të përballen me sanksione në ndeshjet e tjera nëse nuk riparojnë këtë problem.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x