38.3 C
Tirana
30 / 07 / 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori bën qitje ndaj shtëpisë së… pabanuar!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lundrës.

Dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese. Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar pasi banesa është e pabanuar.

Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe për kapjen e autorit. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se ndaj banesës është qëlluar 3 herë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x