Korça është ndër qarqet me numrin më të madh të fermerëve të pajisur me NIPT, si një ndër zonat kryesore të prodhimit bujqësor në vend. Sipas të dhënave zyrtare numri i fermerëve të regjistruar dhe të pajisur me NIPT për vitin 2022 rezulton të jetë rritur krahasuar me fundin e vitit 2021.
Albana Karapanço, specialiste pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë, bën me dije se nga ana e kësaj drejtorie janë lëshuar 16 605 vërtetime, ndërkohë që deri tani 15 912 fermerë janë të pajisur me NIPT.
Sipas specialistes ndër arsyet e rritjes së interesit të fermerëve për tu formalizuar janë skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi.
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT është rritur vit pas viti. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale Tatimore, në qarkun e Korçës janë rreth 16 mijë fermerë të pajisur me NIPT, ku numrin më të madh të tyre e ka bashkia e Devollit e cila pasohet nga ajo e Maliqit.


- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026