Athina është përfshirë këtë të mërkurë nga protesta të dhunshma, me qytetarët e revoltuar që kanë zbarkuar në rrugë dhe sheshe për të shprehur indinjatën për aksidentin e trenave në Larisa.
Episodet po zhvillohen rreth institucioneve kryesore qeveritare, ku personat me kapuç kanë qëlluar me gurë dhe bomba molotov, efektivët e policisë.
Ndërkohë që raportohet se një furgon i parkuar përballë parlamentit të vjetër grek është djegur nga turma.