14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Berisha: PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë

Në një deklaratë për mediat nga selia qendrore e PD, Sali Berisha u shpreh se kjo forcë politike, përmes forumeve të saj, u dha një përgjigje të vendosur dhe shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës.

Berisha i shpreh mirënjohje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar betejën e tyre.

“Jam këtu për t’u përcjellë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve, simpatizantë të PD, t’ju shpreh mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar betejën tonë. Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast.

Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë.”, u shpreh ndër të tjera në deklaratën e tij, Sali Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x