9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Epopeja e UÇK-së/ Presidenti Begaj: Familja Jashari, gur-themel i lirisë së Kosovës

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se sakrifica e familjes Jashari është gurthemeli i lirisë së Kosovës. Begaj thekson se ‘që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.’

Sot në këtë 25-vjetor të betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm. Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, shkruan Begaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x