10.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

“La punën, me kursimet e saj hapi një blog”, si ia doli Tori të bëhej sipërmarrëse dhe autore e një best-selleri

Tori, arriti të kursejë 100 mijë dollarë në moshën 25-vjeçare dhe sot në moshën 28-vjeçare zotëron një markë “edukimi financiar” dhe është gjithashtu autore e një bestselleri të New York Times.

Ajo rrëfen për ndjekësit e saj se pas ditëlindjes së saj të 25-të, ajo la punën dhe hapi një blog të cilin e quajti “Her First $100K” me qëllimin për të ndihmuar gratë të luftojnë pabarazinë financiare dhe të marrin kontrollin e parave të tyre.

Mirë menaxhimi i parasë mësohet me kohën

Të menaxhosh mirë paratë, kërkon kohë. Jo të gjithë e kanë si aftësi, prandaj nevojitet praktikimi.

“Nuk dalim nga barku i nënës si super menaxhues të parasë. Menaxhimi efektiv i tyre mësohet, nuk funksionon menjëherë, dhe nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë që në tentativën e parë”, thotë Tori.

Ambicia personale bën diferencën

Para se të vendosni objektivat tuaja financiare, së pari duhet të kuptoni vlerat tuaja personale, pa menduar se çfarë po bëjnë të tjerët.  “Ju duhet të gjeni gjëra që pasqyrojnë vërtet vlerat tuaja. Nëse synoni gjëra të vështira, mos hiqni dorë, rruga do të jetë më e gjatë, por jo e paarritshme.”

 “Fondi i Urgjencës” duhet të jetë gjithmonë i pari

Tori beson se secili prej jush duhet të lërë para mënjanë, s’ka rëndësi shuma. Ajo e quan ndryshe “fondi i urgjencës” dhe rekomandon që të kursesh 3 deri në 6 muaj të vitit. “Ne të gjithë, pavarësisht moshës apo gjendjes financiare, duhet të punojmë drejt këtij fondi emergjence. Ky është hapi i parë , edhe para se të shlyeni ndonjë borxh. Do ju shërbejë në rast se mbeteni të papunë, nëse sëmureni, për çdo të papritur.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x