Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer si mjek për një kohë të gjatë i zotit Biden, tha se “i gjithë indi kanceroz u hoq me sukses” gjatë vizitës fizike rutinë të presidentit më 16 shkurt. Joe Biden, 80 vjeç, u konsiderua nga Dr. O’Connor si “i ishëndetshëm, i fuqishëm” dhe “i aftë” për të përballuar përgjegjësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë atij kontrolli fizik, i cili vjen pasi ai është disa javë larg nisjes së një oferte të pritshme për rizgjedhje në vitin 2024.
O’Connor tha se vendi i heqjes së indit në gjoksin e Bidenit është “shëruar mirë” dhe presidenti do të vazhdojë ekzaminimet e rregullta të lëkurës si pjesë e planit të tij rutinë shëndetësor.