Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe shqetësimet në rritje se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë.
Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e ngushtë mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të tjera. Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës, sepse i jep mundësi Moskës të plotësojë rezervat e saj që po i pakësohen