Qyteti i Iziym ishte një nga pikat më të rëndësishme të rimarra nga forcat ukrainase, duke përfituar nga tërheqja e trupave ruse.
Sot në qytetin që para luftës kishte 45 mijë banorë, erdhi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shenjë që situata edhe në rrethinat e tij është e qetë dhe në kontroll total të Kievit.
“Pak ditë më parë, kur donim të shihnim ngjyrën blu, drejtoheshim drejt qiellit, sot shohim kudo flamurin e Ukrainës. Flamuri verdheblu valëvitet në Iziumin e çliruar”, ishin fjalët e presidentit, që në fjalimin e tij përpara trupave dhe përfaqësues të popullsisë lokale, shkoi edhe më tej: “Banorëve të Krimesë i them, po vijmë!”.
Forcat ukrainase kanë fituar pothuajse 10 mijë kilometra katrorë në pak më shumë se një javë, në verilindje të Ukrainës, duke përfituar nga një hapësirë e lënë të pakontrolluar nga forcat ruse, por veçanërisht nga armatimet perëndimore që kanë ekuilibruar deficitin fillestar.
/javanews
- “Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s - 22/01/2026
- VIDEO/ Tensione në Kuvend, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz! - 22/01/2026
- Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump - 22/01/2026