12.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Berisha ‘i qan hallin’ sigurisë së SHBA-ve (por SHBA e ka shpallur non-grata se i cenon sigurinë familjarisht)

Sali Berisha ka vijuar sot në Kuvend me akuzat rreth McGonigal.

Në fjalën e tij ai tha se Edi Rama ka cenuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara duke korruptuar ish-agjentin e FBI.

“Ky është skandal ndërkombëtar, e tha edhe kongresmeni dje. Ke cenuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara” – tha Sali Berisha.

Prej disa kohësh, personi i shpallur non-grata familjarisht nga SHBA-të, u qan hallin këtyre të fundit.

Taktikë për ta marrë Uashingtonin me të mira? Apo po luan rolin e ‘shejtan budallait’ për t’u harruar vula e zezë amerikane mbi të dhe familjen e tij?

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit” – thoshtë Antony Blinken në vendimin e tij.

E thënë ndryshe: Amerikanët s’duan që paratë që Berisha dhe familja e tij kanë siguruar nga korrupsioni, të hyjnë në territorin e tyre.

/javanews/ a.rada

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x