9.5 C
Tirana
30 / 04 / 2026

Dëshmia e kushërirës së Elena Hysës: Vajzat që janë vrarë po lanin makinën, Dan Hutra ka kapur thikën…

Psikologia Lenida Halilaj ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan se ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës nuk ka pasur trysni nga familjarët e saj për të tërhequr kallëzimin për dhunë.

Halilaj, thotë se sipas dëshmisë së kushërirës së Elena Hysës, Hutra i ka plagosur fillimisht dy gratë me thikë e më pas ka shkuar për të marrë karikatorin.

Lenida HalilajNuk ka pasur trysni nga familjarët e vajzës thotë kushërira e saj. Nga frika, nëna e vajzës i ka dhënë atij paratë që ka kërkuar dhe vazhdimisht prej familjarëve të saj vajza është inkurajuar për ta denoncuar për dhunë. Sipas kushërirës, vajzat kanë qenë duke larë makinën, Dan Hutra ka qëlluar nga jashtë dhe më pas është futur brenda, por i është bllokuar arma. Ka kapur thikën, i ka plagosur dhe ka dalë jashtë për të marrë karikator për t’u siguruar që do t’i vriste. Ka kuptuar që është krijuar një lloj rrëmuje, sipas dëshmive të personazheve që janë ndodhur aty.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x