Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një takim me strukturat drejtuese të degëve 2 dhe 5 të Tiranës.
“Jemi në një revolucion demokratik paqësor, por jemi në një revolucion sepse asnjë njeri nuk mund të na thotë ne një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad që kundërmon në Shqipëri, rajon e mbarë botën.
Ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë, përbën rrezik real për çdo shqiptar, një stad i cili në vend të vetëarkivohej për ato që ka kryer, përpiqet të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij qoftë edhe thjeshtë si kufomë politike.
Ndaj jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore që do vijojë deri në përmbysjen e këtij despoti, kryeministri, i cili nuk njeh asnjë ligj e parim kur vjen puna për pushtetin e tij, pasurimin e tij dhe për të goditur kundërshtarët e vlerat e demokracisë.
Ne do jemi në këmbë e do përballemi me të. Do bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti.
Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh që nëse ju i vëreni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptar në çdo akt e vendim.
Rrezikojnë urrejtjen e hajdutit për viktimën që thonë: Mirë ua bëra.
E thotë KLSH, në 9 muaj Rama e ministrat e tij kanë vjedhur 122 mld lekë”, ka deklaruar Berisha, i cili ka habitur me deklaraten e tij, pas vete ehste ne moshen 80 vjeçare dhe vejn ne krye te grupimit me te madh ne PD, pas nente viteve ne pension politik.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026