20.5 C
Tirana
02 / 05 / 2026

Kjo është marrëzi/ Gazetarja e njohur Monika Stafa reagon ashpër për vrasjet e sotme

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Monika Stafa ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me vrasjet e sotme në Kamëz dhe Paskuqan. Ajo e ka konsideruar bilanc lufte atë çka ndodhi ditën e sotme në pak minuta.

Ja çfarë shkruan Stafa:

“1 Mars – duhet të kish nisur ndryshe

E TRETA PËR DISA MINUTA

ÇFARË LUFTE ËSHTË KJO?

Ca ditë më parë sikur ta kisha parandjerë!

HISTORIA E MARRËZISË

Pasionet tona janë motori që shtyn botën para. Ato na ndihmojnë të shijojmë jetën, çastet e gëzimit që ajo na fal kur i fitojmë ato. Betejat e humbura që na ringrejnë me çdo çmim.

Gjatë historisë së njerëzimi burrat dhe gratë kanë luftuar gjithmonë për të arritur atë që dëshironin aq shumë, lirinë mes njëri -tjetrit. Pavarësisht se lufta mes palëve ishte e drejtë ajo gjithmonë është parë si një luftë mes dy gjinive të pabarabarta.

Ndaj gjithmonë prej kohës së barbarisë e deri më sot shpikeshin heronj. Herë në njërën anë të gjinisë e herë në anën tjetër. Heronj trima në të shumtën e herës, që shpesh konsideroheshin të marrë.

Gratë dhe burrat bashkë ose veç e veç.

Por luftrat e tyre nuk kanë mbaruar. Sot këto dy mostra njerëzore përplasen ende. Unë nuk jam e bindur se për çfarë ende luftojnë.

Nuk i kam besuar asnjëherë dogmës. Pabarazisë mes tyre.

Megjithëse beteja mes tyre në sfond duket e pafund. Të paktën që prej historikut të gjatë në Tokë. 

Asnjëherë e shpjegueshme nëpërmjet arsyes. Asnjëherë e kuptueshme aq sa duhej.

Çfarë ishte kjo marrëzi?”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x