11.5 C
Tirana
03 / 05 / 2026

Rikthehet në burg ish-kryebashkiaku Fatos Tushe, GJKKO i shton dënimin

Apeli i GJKKO i shton dënimin ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Burime bëjnë me dije se Tushe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga 2.4 qe ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Tashmë ai duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Tushe fillimisht u lirua nga burgu më 26 janar të këtij viti por tani do kthehet prapë në qeli.

Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x